Gossip

TREGON ANËN HUMANITARE/ Ronaldo u shpërndan dhurata fëmijëve për Krishtlindje në spital (FOTO)

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Juventusit, vizitoi dhe shpërndau dhurata për fëmijët e shtruar në departamentin e hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike të Spitalit të Torinos, “Regina Margherita”. Cristiano shkoi të hënën në spital së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, pas trajnimit që kreu në mëngjes me ekipin e tij, siç shihet në disa foto të transmetuara nga mediat e Torinos.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili po luan sezonin e tij të parë te Juventusi, qëndroi duke folur me fëmijët, u dha disa dhurata dhe bëri fotografi me ta dhe familjet e tyre. “Luso” u prit nga drejtori shëndetësor i “Regina Margherita” dhe nga drejtori i departamentit onkologjik. Ai u ndal për të folur me trupën mjekësore që punon në këtë spital të Torinos.

Related posts

ZBULOHET E DASHURA E ARMANDO BROJËS/ Ja kush ia ka marrë zemrën yllit të futbollit shqiptar (FOTO)

F.autor

BOMBASTIKE/ Federica NARGI mahnitëse, i lë pa fjalë fansat e saj me…(FOTO)

Isa.Autor

Iu pezullua leja e drejtimit për 2 vite, Rooney vendos makinën SUPERLUKSOZE në shitje

Q.Autor

Leave a Comment