Gossip

TREGON ANËN HUMANITARE/ Ronaldo u shpërndan dhurata fëmijëve për Krishtlindje në spital (FOTO)

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Juventusit, vizitoi dhe shpërndau dhurata për fëmijët e shtruar në departamentin e hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike të Spitalit të Torinos, “Regina Margherita”. Cristiano shkoi të hënën në spital së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, pas trajnimit që kreu në mëngjes me ekipin e tij, siç shihet në disa foto të transmetuara nga mediat e Torinos.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili po luan sezonin e tij të parë te Juventusi, qëndroi duke folur me fëmijët, u dha disa dhurata dhe bëri fotografi me ta dhe familjet e tyre. “Luso” u prit nga drejtori shëndetësor i “Regina Margherita” dhe nga drejtori i departamentit onkologjik. Ai u ndal për të folur me trupën mjekësore që punon në këtë spital të Torinos.

Related posts

DALIN FOTOT/ Futbollisti shqiptar rrethon me luks të dashurën e re, mijëra euro për darkën në Dubai

F.autor

NEVINA SHTYLLA NË KRAH TË GREZDËS/ Lidhja që fshihet pas FOTOS së festave me futbollistin seksi

Delo.autor

EPISOD MJAFT KURIOZ/ E dashura turpëron Joao Felix në rrjetet sociale, i publikon FOTON “hot”

Delo.autor

Leave a Comment