Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL KËRKON TË MBAJË KLOPPIN/ Kontratë të re edhe po nuk fitoi…

Pas Manchester United e Arsenal edhe ekipi i Liverpool kërkon të mbajë për shumë vite trajnerin e tij, gjermanin Jurgen Klopp, për të patur një epokë të gjatë e të lavdishme së bashku. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e Liverpool është gati t’i zgjasë edhe më tej kontratën trajnerin gjerman, që këtë sezon po shkëlqen si në Premier League ashtu dhe në Europë.

Kontrata aktuale e Klopp me “reds” skadon në vitin 2022, pra ka ende kohë për të diskutuar për të, por klubi kërkon të evitojë çdo problem apo pakënaqësi për të ardhmen, ndaj po përgatit kontratën e re. “Për momentin gjërat janë të qeta, situata është e mirë dhe nuk kemi përse të shqetësohemi. Unë nuk kam fituar asgjë me Liverpool, ndaj është më mirë të diskutojmë më vonë”, tha Klopp.

Viti 2022 është ende shumë larg, por drejtuesit e Liverpool kanë mbetur të magjepsur nga mënyra se si skuadra e tyre po luan dy sezonet e fundit, teksa vjet “reds” u kualifikuan deri në finalen e Champions League. Kjo dashuri për Klopp vjen edhe nga fakti se fansat e lojtarët e duan trajnerin gjerman, që duket se do të qëndrojë gjatë edhe në rast se nuk fiton asgjë me ekipin e Liverpool.

Related posts

ZBULOHET SKANDALI I RADHËS SË ARMSTRONG/ Përdorte një motor të fshehur në biçikletë për të rritur shpejtësinë

Delo.autor

U TRANSFERUA ME BUJË TEK PSG/ Dështimi i sezonit pranë huazimit në…

Delo.autor

LEGJIONARËT/ Mavraj e Basha “dorëzohen” ndaj Durmishajt, Memushaj asist në fitoren e Pescaras

Isa.Autor

Leave a Comment