Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA FRSONONE – MILAN/ Luhet për dy objektiva të kundërt

Dy skuadra me objektiva të kundërt do të përballen këtë të mërkurë, teksa Frosinone e vendeve të fundit do të presë në shtëpi një Milan që kërkon kthimin në Champions League.

Vendasit po zhvillojnë një sezon shumë zhgënjyes, siç tregon fitorja e vetme e marrë në 17 ndeshjet e kampionatit të luajtura deri tani (1 fitore, 6 barazime, 10 humbje). Për më tepër, ata kanë marrë vetëm dy nga 15 pikët e fundit që kanë pasur në dispozicion (2 barazime, 3 humbje).

Fatkeqësisht, faktori fushë nuk është në favorin e Frosinone-s, që nuk ka arritur të marrë asnjë fitore (4 barazime, 4 humbje) para publikut vendas. Në fakt, vendasit kanë sulmin më të keq të kampionatit në ndeshjet e luajtura në shtëpi (6 gola) dhe mbrojtjen e dytë më të keqe (16 të pësuar).

Ndërkohë, Milan është vetëm një pikë larg Lazio-s, që mban vendin e katërt në klasifikim, por paraqitjet e bëra në ndeshjet e fundit kanë ngrritur shumë dyshimë, duke parë se kuqezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat (1 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

Gjithashtu, skuadra e Gennaro Gatuso-s ka patur shumë ulje-ngritje në transfertë, edhe pse ata kanë humbur vetëm dy nga tetë ndeshjet e luajtura në këtë sezon (2 fitore, 4 barazime, 2 humbje). Milan nuk ka pësuar gol në dy nga tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.

Frosinone nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit (4 barazime, 3 humbje). Duke marrë parasysh vetëm ekipet e gjysmës së sipërme të renditjes, Milan ka sulmin më të keq (24 gola) dhe mbrojtjeen  pestë më të mirë (19 të pësuar).

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Francezët kanë shumë mungesa

Isa.Autor

DISKUTOHET KTHIMI I MURIQIT NË TURQI/ Trajneri Sarri ngre supet: Për merkaton nuk di çfarë të them

Delo.autor

FATE TË KRYQËZUARA/ Mbappe-Haaland ndezin aksin Madrid-Paris, çfarë pritet të ndodhë në verë?

F.autor

Leave a Comment