Futboll Seria A Seria A

“ÇFARË RRËMUJE TE INTERI, DUA TË KTHEHEM NË ROMË”/ Zbulohet regjistrimi tronditës i Naingolan (VIDEO)

Vetëm pasi u pezullua nga Interi për arsye disiplinore, në skenë del një tjetër episod për Raxha Naingolan. Siç raporton “ANSA” në Itali, në internet po qarkullon një regjistrim audio, i cili edhe pse nuk është i konfirmuar, duket se tregon zërin e mesfushorit zikaltër.

{“videoid”:”1545814000573″,”type”:1,”ratio”:0.75}

 

Koha e regjistrimit të kësaj audio nuk dihet, por duke parë situatën që po kalon belgu, mendohet të jetë aktuale. “Oh nëne, po bëj një kasaphanë këtu… Dua të kthehem.” – dëgjohet në audio, edhe pse zëri nuk është i konfirmuar.

Fakti i rikthimit, mund t’i referohet Romës, pasi aty dëgjohet edhe fjalia: “Për sa kohë jam mik me Totin, ndoshta ai shtyjë diçka. Por duhet të bëj ndonjë rrëmujë këtu që të iki, kupton?”

Audio është me disa ndalesa, dhe deri më tani, as Naingolan dhe as Interi nuk e kanë mohuar një fakt të tillë.

Related posts

ZHYTEN NË KRIZË TË THELLË REZULTATESH/ “Djajtë e Kuq” mposhten nga Bournemouth

Delo.autor

POLEMIKAT PAS NDESHJES KUKËSI-PARTIZANI/ Klubi Verilindor: Komisioni i Disiplinës të marrë masa për…

Delo.autor

PAS “BOMBËS” SË MERKATOS NGA MORATTI/ Në Argjentinë janë të sigurtë: Inter e ka seriozisht, gati oferta për…

Delo.autor

Leave a Comment