Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ WATFORDIT/ Sarri: Ndeshja është e vështirë, tani duhet…

Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri, ka treguar se ka ardhur momenti të “zgjohen” ose të reagojnë pasi tashme është kthyer edhe Alvaro Morata nga dëmtimi për ndeshjen ndaj Watford-it.

Sulmuesi ka munguar në tre ndeshjet e fundit pas një dëmtimi të pësuar në ndeshje ndaj MOL Vidi në Europa League.

“Dje Morata ka filluar stërvitjen me grupin, kështu që mendoj se do të luajë,”-ka thënë trajneri për faqen zyrtare të klubit.

Sarri e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me mënyrën sesi reaguan lojtarët e tij që shkuan drejt humbjes 1-0 të shtunën, por tekniku pret një përgjigje pozitive ndaj Watford-it.

“Në këtë moment duhet të mendojmë për veten, për ekipin tonë. Ndeshja është e vështirë, duhet të studiojmë këtë lloj kundërshtari por mendoj se gjëja më e rëndësishme është reagimi ynë. Në ndeshjen me Leicester-in nuk ishte reagimi i duhur. Tani duhet të mendojmë për reagimin jashtë fushe dhe të përqendrohemi në përballjen e radhës.”

“Ne përgatisim video pas çdo ndeshjeje, por tani do të përgatisim video individuale për të parë te gabimet e secilit. Do të flas me grupin në fillim, pastaj me tre, katër apo pesë lojtarë. Duhet të bëjmë gjithçka që të shmangim të njëjtin problem në të ardhmen.”

Related posts

FORMULA 1/ Nxorri rivalin jashtë piste, kampioni i botës humbet podiumin në Brazil (VIDEO)

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË FENOMEN”/ Legjenda e Brazilit: Mos guxoni ta shani Messin se meritoni plumb kokës!

Delo.autor

ZYRTARE/ Atletico Madrid prezanton lojtarin e ri dhe i hap rrugë largimit të lojtarit saj

F.autor

Leave a Comment