Futboll Premier League Sport

KËRCËNON LIVERPOOLIN/ Salah: Largohem nëse blini goleadorin nga Izraeli

Liverpool po përpiqet të transferojë Munas Dabbur, goleadorin izraelit të Red Bull Salzburg. Por, egjiptiani i “Reds” ka refuzuar t’i shtrëngojë duart me lojtarët izraelitë në raste të tjera, për shkak të konfliktit arabo-izraelit (shih videon në fund të shkrimit).

Edhe pse Mohamed Salah është duke bërë shumë mirë në skenën sportive, që nga mbërritja te Liverpool, “The Jerusalem Post” thotë se ylli egjiptian ka kërcënuar me largim, nëse sulmuesi i lartpërmendur izraelit mbërrin në “Anfield”.

Me sa duket, kjo është arsyeja pse klubi anglez po heziton për nënshkrimin e yllit të Red Bull Salzburg, Munas Dabbur. Natyrisht, kjo ka krijuar një tronditje në Angli, ku disa media si “Mirror” nuk kanë vonuar që t’i bëjë jehonë lajmit.

Në të kaluarën, Mohamed Salah ka pasur probleme, duke refuzuar t’i shtrëngojë duart me lojtarët izraelitë, siç ra shumë në sy në një ndeshje mes Maccabi Tel Aviv dhe Basel, gjatë së cilës ai luajti në ekipin zviceran.

Dabur ka arritur të shënojë 20 gola dhe të japë 6 asiste në 30 ndeshjet, që ka luajtur këtë sezon, ndërsa Salah ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 25 ndeshje.

Related posts

NUK KURSEN “THUMBIMET” PËR JUVENTUS-IN/ Mihajloviç: “Zonja e Vjetër”, rival direkt i yni

Delo.autor

SERIE A/ Milan fiton me super Ibrahimovic. Lazio i përgjigjet Interit dhe Atalantas

Delo.autor

TIFOZËT E MILANIT E URREJNË/ Gattuso: Cutrone i madh, lojtari që më surprizoi ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment