Futboll Seria A Sport

MILANI NË KRIZË TOTALE/ Dështon një tjetër blerje, ylli mbrojtës preferon të luajë në…

Ky nuk është aspak një moment i mirë për skuadrën e Milanit, që nuk po arrin të shkëlqejë si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Pas dështimit të transferimit të sulmuesit Fabio Quagliarella, që rinovoi me Sampdoria, një tjetër objektiv i kuqezinjve në merkato ka refuzuar transferimin te gjigandët e Serisë A.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anglez Gary Cahill, që luan me Chelsea, i cili ka preferuar të vazhdojë të luajë në Premier Lueage, duke u transferuar tek Arsenali dhe jo te Milani. Kuqezinjtë shpresonin të sillnin një lojtar me përvojë si Cahill, që këtë sezon po gjen pak hapësira te skuadra e trajnerit Sarri, por edhe ky objektiv dështoi.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, mbrojtësi 33-vjeçar është shumë pranë marrëveshjes me “topçinjtë”, duke refuzuar transferimin te kuqezinjtë, që tashmë duhet të kërkojnë sërish në merkaton e janarit për përforcime të tjera.

Related posts

YLLI I RI I BOTËRORIT/ Desire Doue gati të shpërthejë në skenën amerikane

F.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ STUTTGART/ Rei Manaj zbarkon në Gjermani, gati për ndeshjen e radhës me Barcelonën (FOTO)

Delo.autor

BAYERN I PAPËRMBAJTSHËM/ Lewandowski nuk fal ndaj Schalkes nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment