Futboll Premier League Sport

MAN UNITED – HUDDERFIELD/ Vendasit do të tentojnë vazhdojnë formën pas goleadës (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester Unitedit do ta presë në shtëpi klubin e fundit në tabelën e Premierligës, Huddersfieldin, për ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” në orën 16:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në shtëpi për trajnerin e ri të “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, dhe ai do të tentojë ta vazhdojë formën që tregoi në ndeshjen e tij të parë në pozitën e trajnerit, ku siguroi fitore me rezultat 5-1.

Ky synim i tyre nuk do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur pasi që përveç përparësisë së të qenit nikoqir, Manchester Unitedi do të përballet me skuadrën në pozitën e fundit të Premierligës, Huddersfieldin.

Sikur udhëtimi për në Old Trafford të mos ishte mjaftueshëm detyrë e vështirë, Huddersfield vijnë në “Teatrin e Ëndrrave” me pesë humbje radhazi. Ata e kanë sulmin më të keq në ligë, me vetëm 11 gola të shënuara.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Huddersfield:

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Athletic Bilbao-Barcelona. Rezultati 0-4

Delo.autor

“TËRBON” SËRISH TIFOZËT E REAL MADRID/ Gareth Bale luan golf edhe në… stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment