Futboll Premier League Sport

THUMBON PEPEN DHE RIVALËT/ Mahrez: Nuk keni parë ende asgjë nga mua, do të shihni…

Riyad Mahrez, që këtë sezon u transferua te skuadra e Manchester City nga Leicester, ka realizuar 5 gola në 18 ndeshje me fanellën e skuadrës kampione në Premier League. Por kjo nuk ka mjaftuar dhe skuadra e “qytetarëve” aktualisht mban vendin e dytë në kampionat, 4 pikë pas Liverpool. Për Mahrez, që synon titullin e dytë në Premier, pas atij me Leicester në vitin 2016, asgjë nuk është e mbyllur, madje ai premton një fazë të dytë të jashtëzakonshme.

“Kur ndryshon një ekip 6 muajt e parë janë gjithnjë të vështirë, pasi përpiqesh të adaptohesh me skuadrën, filozofinë e trajnerit, tifozët etj. Unë i njoh aftësitë e mia, di që ende nuk jam aty ku dëshiroj unë dhe trajneri, por ju premtoj se nuk keni parë ende asgjë nga mua dhe skuadra e City. Me muajt që do të kalojnë do të shihni një lojtar ndryshe në fushë, duke qenë edhe më i mirë”, u shpreh mesfushori algjerian, që këtë verë u ble nga City për shifrën e 60 milionë stërlinave.

Related posts

Giroud: Pogbas i duhet qetësia për të shfaqur talentin e tij

Sadik.Autor

TUNDEN THEMELET E MERKATOS/ Real Madrid kanë gati ofertën rekord për kampionin e botës…

Delo.autor

FOTOT E ÇUDITSHME/ Bomberi Piatek pozon me… derrat!

Delo.autor

Leave a Comment