Kategoria Superiore Shqipëri

Luftëtari zyrtarizon portierin Grek Athanasopoulos

Christos Athanasopoulos është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit.

Gjirokastritët e kanë prezantuar sot portierin 35-vjeçar, i cili vjen nga skuadra greke e AO Trikala.

Shtatlarti ka një eksperiencë të madhe në Greqi dhe tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika.

Athanasopoulos do rivalizojë me portierin Shkëlzen Ruçi për të mbrojtur katërkëndëshin e Luftëtarit dhe me shumë mundësi kjo është lëvizja e fundit në merkato e bluzinjve.

Gjatë kësaj periudhe drejtuesit kanë bërë afrime të rëndësishme në ekip dhe synojnë të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën.

 

Related posts

DISIPLINA ME DORË “TË HEKURT”/ “Burgosen” Telushi dhe Gega, Hetim për incidentin Batha-Radas

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Një atak kardiak i merr jetën në moshën 58-vjeçare ish-kapitenin e Luftëtarit…

Delo.autor

Tirana-Partizani, një derbi edhe për stadiumin ‘Selman Stermasi’

Q.Autor

Leave a Comment