Futboll Seria A Sport

SULMON TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Koulibaly: Jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime, mbi të gjitha…

Kalidou Koulibaly ishte një nga protagonistët e ndeshjes Inter-Napoli. Jo vetëm për performancën në 80 minuta, sa luajti në fushë, derisa u ndëshkua me karton të kuq, por sidomos për ulërimat raciste, para të cilave ishte viktimë. Ishte pikërisht ky sulm nga tifozët zikaltër, që provokoi nervozizmin e tij dhe pastaj ndëshkimin nga gjyqtari.

Në minutën e 80-të, pas një të verdhe, ai ndaloi një kundërzbritje të Politano. Gjyqtari dha goditje të lirë, por Koulibaly nuk ishte dakort dhe duartrokiti Mazzolenin. Ky i fundit i dha direkt kartonin e kuq. Mbrojtësi i Napolit reagoi në rrjetet sociale, pas ndeshjes, me një “tweet”.

Kjo është ajo, që Koulibaly shkroi: “Më vjen keq për humbjen dhe mbi të gjitha, që i braktisa vëllezërit e mi, por jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime: si francez, senegalez, napolitan: njeri”.

Carlo Ancelotti, pas ndeshjes zbuloi se kishte kërkuar tri herë pezullimin e lojës për kort raciste, por kurrë nuk u mor parasysh, duke specifikuar gjithashtu mungesën e qetësisë së lojtarit.

Related posts

E BUJSHME/ Modelja SEKSI pohon bisedën me Ronaldon: Më mori dhe më tha që do më…

Isa.Autor

PREKJA ME DORË E CUADRADOS/ Shikoni rastin që “tërboi” Atalantën në golin e dytë të Juventus (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI e flaku në rrugë pas 25 vitesh, MARCHISIO do t’iu BEFASOJË me ekipin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment