Futboll Seria A Sport

MBËSHTET MBROJTËSIN E NAPOLIT/ Ronaldo: Në futboll duam edukim dhe respekt, jo…

Edhe Cristiano Ronaldo merr pozicion kundër racizmit në Serie A, viktimë e të cilit ishte mbrëmë mbrojtësi i Napolit, Koulibaly, që doli me karton të kuq në minutën e 80-të, si rezultat i frustrimit nga koret diskriminuese për ngjyrën të tifozëve zikaltër.

Ylli portugez i Juventusit është solidarizuar me kolegun e vet te Napoli, duke postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën ai është në dyluftim me Koulibaly. Natyrisht, fotoja flet vetë, por ajo është shoqëruar edhe nga një mesazh në italisht: Në botë dhe në futboll, ne gjithmonë duam edukim dhe respekt. Jo racizmit dhe çdo fyerjeje e vepre tjetër diskriminuese!!!”

Vetë mbrojtësi i Napolit reagoi, po ashtu, në rrjetet sociale, pas ndeshjes, me një “tweet”. Kjo është ajo, që Koulibaly shkroi: Më vjen keq për humbjen dhe mbi të gjitha, që i braktisa vëllezërit e mi, por jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime: si francez, senegalez, napolitan: njeri“.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Pas një asisti nga Abraham, Ziyech ZHBLLOKON sfidën ndaj Burnley (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E PARË ME AJAX/ Talenti Antony shënon SUPER GOL në debutim (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Ylli i Superiores ka probleme me zemrën, ja çfarë thonë mjekët

Delo.autor

Leave a Comment