Futboll Sport

FITORJA NDAJ PARTIZANIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Baselit: U përgjumëm pas golit të dytë

Trajneri i Bazelit ka vlerësuar me nota pozitive skuadrën e tij pas fitores së pastër 3-0 kundër Partizanit, por i ka bërë thirrje skuadrës se nuk dëshiron të shohë më në të ardhmen përgjumje si ajo që pa në pjesën e dytë.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe për sa kohë ishim të përqendruar, nuk rrezikuam asgjë. Më pëlqeu skuadra, me përjashtim të disa minutave pas golit të dytë.

Ishte një përgjumje e panevojshme ndaj një kundërshtari, që mund të shënonte në çdo moment. Në Europë këto janë gjëra që nuk duhen nënvlerësuar.

Mendoj se kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por duhet të tregojmë seriozitet maksimal edhe në ndeshjen e kthimit pas një jave”, deklaroi Patrik Rahmen pas ndeshjes së djeshme.

Related posts

TRONDITET MILANI/ Gattusos tani i duhet MREKULLIA, i dëmtohet LOJTARI MË I MIRË

Isa.Autor

DERBI I LONDRËS/ Pas 13 minutash lojë, Harry Kane ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Ofertat për Strakoshën, e ardhmja vendoset nga Lazio

Sadik.Autor

Leave a Comment