Futboll Seria A Sport

PASOJAT INTER – NAPOLI/ Zyrtarizohet vendimi kundër “Zikaltërve”

Inter do të luajë dy ndeshje të Serie A pas dyerve të mbyllura pas ngjarjeve që ndodhën në përfundim të ndeshjes me Napolin në San Siro ditën e mërkurë, këtë e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit ditën e enjte.

Një tifoz i Inter ka vdekur dhe katër të Napolit janë lënduar përpara ndeshjes së Serie A dhe gjithashtu ka pasur akuza për thirrje raciste brenda San Siro-s.

Tifozi 35-vjeçar është dërguar urgjentisht në spital pasi është shtypur nga një makinë e mbushur me tifozët e Napolit, ndërsa katër mbështetës të klubit vizitues janë lënduar pas përleshjeve me thika.

Atmosfera gjatë ndeshjes ishte shumë e rënduar dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Napolit Carlo Ancelotti i cili ka kërkuar që fusha të pezullohet për shkak të thirrjeve raciste.

Related posts

YLLI SUEDEZ ME IDE TË QARTA/ I skadon kontrata në qershor me Milanin, Ibrahimovic vendos për të ardhmen e tij…

Delo.autor

Gjyq në dy fronte, edhe Chelsea kërkon dëmshpërblim nga Conte

Isa.Autor

“JEMI NE”/ Armando Broja i bashkohet festës së Kombëtares: Jemi në Europian

F.autor

Leave a Comment