Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mbyllet epoka e Jean Todt, Emiri i Dubait zgjidhet në krye të FIA-s

Mohammed Ben Sulayem është zgjedhur presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Ai është Emiri i Dubait dhe në votimin e kryer për këtë post mori 62% të votave, duke fituar garën me britanikun Graham Stoker.

Sulayem, 60 vjeç, do të pasojë në këtë detyre francezin Jean Todt, që mbajti postin e presidentit të FIA-s për 12 vjet (3 mandate). Presidenti i ri ka një karrierë të gjatë në garat rally dhe në politikën e automobilizimit, një nga pilotët arabë më të suksesshëm në histori.

Prej vitit 2008 ka qenë pjesë e bordit të FIA-s, si zv.president dhe anëtar i Këshillit Botëror të Motorsport. Ai triumfoi falë votave që mori nga Lindja e Mesme, Amerika Latine dhe Afrika.

Related posts

Batha thotë fjalët e para si “vlonjat”: Tani më të fortë, falënderime edhe për Partizani

Isa.Autor

TRANSFERIMI I PARREGULLT I ÇINARIT/ Partizanit i “ngrin” merkatoja për një vit. Reagon sekretari i klubit

Delo.autor

SFIDA NDAJ UKRAINËS NË ÇEREKFINALE/ Ylli Sterling: Tani është momenti për të rikuperuar forcat dhe…

Delo.autor

Leave a Comment