Futboll Seria A Sport

SPEKULIMET PËR YLLIN “KUQEZI”/ Gattuso flet për të ardhmen e Higuainit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka folur për të ardhmen e Gonzalo Higuainit, për të cilin spekulohet se ka kërkuar që të kalojë te Chelsea.

Higuain erdhi në Milan gjatë verës në formë të huazimit nga Juventusi, mirëpo në javët e fundit nuk ka gjetur rrjetin e golit dhe duket se nuk është i lumtur në ambientin kuqezi.

“Unë flas me Higuainin për çdo ditë, dhe besoj se ai do të kthehet te vetja e tij kur ta gjen golin”, ka thënë Gattuso.

“Vazhdoj të dëgjoj spekulime për një transferim të mundshëm por jam i sigurt se ai do të qëndrojë me ne”.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Prekje e topit me dorë, vendasve iu mohohet një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Alexis pranon vuajtjet: Nuk po arrij të përshtatem tek United

Sadik.Autor

I NEVRIKOSUR NGA HUMBJA/ Van Dijk shpërthen ndaj PSG: Nuk bënë lojë si…

Isa.Autor

Leave a Comment