Futboll

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Renato Saccone: Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, të evidentohen…

Koret raciste ndaj Koulibaly dhe ngjarjet e shëmtuara që ndodhën jashtë San Siros përpara sfidës mes Interit dhe Napolit që detyruan gjykatësin sportiv të dënonte me 2 ndeshje pa tifozë klubin zikaltër dhe 1 ndeshje tjetër pa tifozët ultras, kanë vënë në lëvizje edhe krerët më të lartë të qytetit të Milanos.

I fundit që ka folur ka qenë Renato Saccone, prefekti i Milanos. Ai ka paralajmëruar një mbledhje sigurie, ku do të marrin pjesë dhe dy klubet e Milanos për t’i dhënë fund kësaj historie. Duhen dënuar individët e dhunshëm dhe duhet evituar dënimi i tifozëve të pastër dhe të pafajshëm.

“Ndeshja e radhës në të cilën Interi do të luajë me stadiumin plot është në mesin e shkurtit. Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, që do të përfshijë klubet e Interit dhe Milanit. Qëllimi është izolimi i dhunuesve. Nuk mund të paguajnë të gjithë tifozët për sjelljet kriminale të disave”, përfundon Renato Saccone, prefekti i Milanos.

Related posts

E PABESUESHME/ Avdiaj bën “NAMIN” në Holandë, shënon dy gola brenda 6 minutash

Isa.Autor

NAPOLI-INTER/ Ja kur ka qenë fitorja e fundit e “Zikaltërve” në “San Paolo”

Delo.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOOLIT ME “MAGJINË”/ Ja goli i Messit i xhiruar nga tribuna e “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment