Albanian Stars

Tifozët e Hamburgut i kundërvihen, Mavraj: “Sa e trishtë, keqardhje që nuk i kënaqëm tifozët tanë”

Hamburgu i Mërgim Mavrajt gaboi dje në shtëpi duke humbur 0-2 kundër Koln-it të vendit të fundit që solli përkeqësimin e mëtejshëm të situatës pasi më shumë se kurrë skuadra rrezikon të rrëzohet nga “Bundesliga”.

 

Në përfundim të takimit tifozët të inatosur i kërkuan llogari futbollistëve ndër të cilëve edhe Mavrajt që në këtë sfidë mbante shiritin e kapitenit. Ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, edhe shqiptari gaboi shumë gjatë ndeshjes, ndërhyrje jo të sakta dhe pasa që nuk gjenin kurrë objektivin.

 

Në përfundim të ndeshjes Mërgim Mavraj për mediat u shpreh:

“Sa e trishtë! E kuptojmë reagimin e tifozëve, por sigurisht që është keqardhje për një futbollist kur nuk arrin të kënaqë tifozët me paraqitjen e tij. Kjo na mërzit shumë. Nuk kam çfarë të them më shumë se kaq rreth kësaj teme”, tha mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.

Related posts

Tensionet me PAOK, Kaçe mendon largimin nga kampionati grek

Q.Autor

U shkarkua nga Olimpiakos, Besnik Hasi pranë stolit të Genk në Belgjikë

Q.Autor

Kampioni i Europës tregon sekretin e suksesit: Sportistët duhet të martohen të rinj

Q.Autor

Leave a Comment