Albanian Stars

Ergys Kaçe ende pezull, PAOK “bën filma” ndaj Panathinaikos

Disa ditë më parë, në mediat greke u publikua një marrëveshje mes Panathinaikos dhe PAOK-ut për të transferuar një futbollist.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të ishte edhe Ergys Kaçe, i cili do të ndryshonte ekip. Ndonëse kanë mbetur vetëm detajet e kontratës, PAOK duket se po ngadalëson tratativat për t’i prishur punë transferimit të shqiptarit.

Mediat greke raportojnë se drejtuesit e Panathinaikosit janë të gatshëm të futen sërish në negociata për mesfushorin shqiptar.

Vetë agjenti i lojtarit është në negociata me të dyja palët, si me PAOK për të përfituar leje për largimin, ashtu edhe me Panathinaikosin për të parë mundësitë dhe hapësirat që mund të gjejë futbollisti kuqezi në skuadrën e re.

Në ditët në vijim do të ketë edhe një vendim përfundimtar për këtë mundësi transferimi të Kaçes drejt Panathinaikos.

Related posts

Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Q.Autor

Memushaj: Dua të qëndroj, por nuk betohem që s’do largohem

Q.Autor

Talenti shqiptar që luan në Belgjikë merr ftesë nga Kombëtarja, ja përgjigja e tij

Q.Autor

Leave a Comment