Futboll Sport

Maldini: Merkato e Milanit varet nga kualifikimi në Champions

Firma me Gonzalo Higuain dhe Tiemoue Bakayoko kalon përmes kualifikimit në UEFA Champions League. Kushti është pohuar nga vetë drejtori i Milanit, Paolo Maldini, që në një prononcim për mediat në Milanello ka zbuluar planet e kuqezinjve.

“Ne jemi absolutisht të bindur se mund të marrim vendin e katërt. Ne nuk jemi të kënaqur me situatën e këtyre muajve, natyrisht, kemi pasur shumë lëndime dhe për këtë kemi pasur vështirësi të mëdha në lidhje me formën. Pavarësisht kësaj, ne prisnim më shumë, dhe trajneri Gennaro Gattuso e di shumë këtë. Ne duhet ta ndryshojmë qëndrim gjatë lojës, nuk mund të shtrihemi dhe nuk mund të kërkojmë vendin e gjashtë.

Bakayoko dhe Higuain? Ne kemi qenë të qartë me lojtarët: Liga e Kampionëve është e detyrueshme”.

Të dy lojtarët janë në huazim te kuqezinjtë, me mundësinë për t’i blerë nga Juventusi dhe Chelsea respektivisht.

Related posts

BOSNJE-FRANCË/ Kampionët e Botës kërkojnë fitoren e radhës në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Fitoi bindshëm ndaj Luftëtarit/ SHEHI tregon sekretin e suksesit: Në skuadër nuk flasim me “unë”, por me…

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Spanja shkatërron Ukrainën, Gjermania “shtanget” nga Zvicra

Delo.autor

Leave a Comment