Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ ARSENALIT/ Klopp: Për pak sa nuk qava nga ai gjest, sepse të…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për BBC pas fitores së thellë 5-1 të marrë kundër Arsenal-it.

“Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi bërë atë që donim. Objektivi ishte të bënim presing të lartë dhe të ndërprisnim aksionet e tyre. Kundërpërgjigja pas golit të Arsenal ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë Klopp.

“Ruajtëm qetësinë dhe i detyruam të bënin gabime. Goli i dytë i Firmino-s pasi Mane fitoi dyluftimin për topin ka qenë një fund perfekt i aksionit”.

“E dinim se ndeshja nuk kishte përfunduar në pjesën e dytë dhe donim ta kontrollonim. Salah ia la penalltinë Firminos dhe unë për pak sa nuk qava, sepse të gjithë ne e dimë sa i pëlqejnë golat Mosë. Ishte me të vërtetë e bukur”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Shikoni prezantimin madhështor të Dani Alvesh tek Sao Paolo (VIDEO)

Delo.autor

SUPER KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi barazon takimin, mbrojtja e Partizanit e përgjumur (VIDEO)

F.autor

Toni Kroos mbron Sergio Ramos: Kapiteni spanjoll nuk është një lojtar…

Sadik.Autor

Leave a Comment