Futboll Premier League Sport

SOUTHAMPTON – MAN CITY/ City kërkon fitoren për të mbetur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas dy humbjeve radhazi, Manchester City do të udhëtojë drejt Southamptonin për t’u përballur me “Gjelat” në një përballje të rëndësishme për skuadrën e Pep Guardiolës për të mbetur në garë për titull në Premierligë.

City ngel 10 pikë prapa liderit Liverpool, që dje e shkatërroi Arsenalin 5-1 në Anfield”, dhe i duhet fitorja ndaj Southamptonit për ta ngushtuar hendekun në mënyrë që të mbetet në garë për titull.

Citizens u tronditen në dy ndeshjet e kaluara duke humbur ndaj Crystal Palace dhe Leicester City, dhe pas Southamptonit e pret Liverpoolin në Etihad të enjten.

Southamptoni, në anën tjetër, ka dalë nga zonë e rënies nga liga pas dy fitoreve dhe një humbjeje në tri javët e fundit.

Takimi mes Southampton dhe Manchester City nis në orën 15:15 dhe zhvillohet në “St. Mary’s Stadium”.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Southampton:

Manchester City:

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Roma siguron fazën e grupeve me përmbysje, Zanilo zhbllokohet pas një viti

Delo.autor

ZYRTARE/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez, zbulohet numri dhe detajet e transferimit

F.autor

Befason mesfushori i Romës: Largimi i Salah na ka bërë më të fortë

Sadik.Autor

Leave a Comment