Futboll Sport

RIVALË TË PËJETSHËM/ 100 gola të shënuara nga Messi dhe Ronaldo së bashku për 2018 (FOTO)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të qëndrojnë një nivel mbi të gjithë në botën e futbollit, përkundër kalimit të viteve dhe moshës.

Dyshja, që po ashtu gjatë karrierës së tyre i kanë fituar 10 Topa të Artë, nga pesë secili, i kanë shënuar plot 100 gola së bashku në vitin 2018, pasi Ronaldo realizoi dygolësh në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sampdorias të shtunën në Allianz Arena.

Ronaldo e çoi në 14 numrin e përgjithshëm të golave në 19 ndeshjet e para në Serie A, por nuk ia doli të realizojë het-trik në mënyrë që ta mbyllte vitin kalendarit me 50 gola për herë të tetë më radhë.

Messi, në anën tjetër, e mbyll vitin me dy gola më shumë se rivali i tij, pasi i ka realizuar 51 sosh në të gjitha garat më 2018.

Thënë thjesht, të dy janë në një nivel krejtësisht tjetër dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës që argjentinasi e portugezi luajnë në epokën e njëjtë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Starton sfida

Delo.autor

E TRISHTË/ Legjenda Ballack diagnostikohet me kancer

Delo.autor

U PËRJASHTUA NGA EKIPI I ARSENAL/ Ozil tregohet nostalgjik, mesazh për lojtarin e Realit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment