Futboll Premier League Sport

“FAF”/ Vendos për Sadio Manen para derbit Manchester City – Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit Sadio Mane i ka shpëtuar pezullimit pas incidentit me Stephan Lichtsteinerin e Arsenalit, pasi Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka vendosur të mos ndërmarrë veprime ndaj tij.

Mane e mbërtheu me të dy duart në qafë mbrojtësin zviceran gjatë fitores së Liverpoolit 5-1 ndaj Arsenalit në Premierligë në Anfield.

Gjyqtari i ndeshjes Michael Oliver e pa incidentin – i cili ndodhi pas vetëm shtatë minutave lojë – dhe dha goditje të lirë për Arsenalin.

Ky është lajm i mirë për skuadrën e Jurgen Kloppit pasi Mane tani do të jetë në dispozicion për të luajtur kundër Manchester Cityt të enjten.

Liverpooli është lider i Premierligës me shtatë pikë më shumë se City i Pep Guardiolës.

Related posts

ELIMINATORET “EURO 2020″/ “Azzurrët” shënojnë dy gola të shpejtë ndaj Armenisë, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Gol “alla Ibrahimoviç”/ Talenti SHQIPTAR dhuron SPEKATKËL në Kroaci (VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Ka ende burime tensionesh. Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Delo.autor

Leave a Comment