Futboll Premier League Sport

Kapiteni i Man Cityt për ndeshjen kundër Liverpoolit: Duhet të jemi të gatshëm për luftë

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, e ka pranuar se ata ishin zhgënjyes gjatë xhirove të fundit, mirëpo ka premtuar se të gjithë bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të dhënë diçka në ndeshjen kundër Liverpoolit.

Disfata me rezultat 3-2 kundër Crystal Palace u ndoq me disfatë me rezultat 2-1 kundër Leicesterit në stadiumin Kind Power. Këto dy disfata bën që skuadra e Pep Guardiola të mbetet shtatë pikë prapa Liverpoolit, që pozicionohet në vendin e parë të tabelës së Premierligës.

Megjithatë, Manchester City arriti t’i kthehet fitoreve pasi triumfit në ndeshjen e djeshme kundër Southamptonit, me rezultat 3-1. Këto tre pikë kanë ndikuar pozitivisht në vetëbesimin e lojtarëve para ndeshjes kundër Liverpoolit më 3 janar.

“Ka të bëjë me më shumë se vetëm rezultatin, ka të bëjë me mënyrën se si luajtëm. Nuk po përqendrohemi në asgjë më shumë se në paraqitjen tonë. Duhet të qëndrojmë të uritur dhe agresiv. Krenaria jonë është lënduar kohët e fundit dhe ky ishte reagimi i duhur”, ka thënë Kompany.

“Duam të vazhdojmë kështu. Jemi duke luajtur në katër gara dhe ndeshja e sotme ishte vetëm një hap në drejtimin e duhur. Ne shkojmë në ndeshjen e radhës me të njëjtën mendësi që e kemi gjithmonë”.

“Ne thjesht duam të fitojmë. Duhet të jemi të gatshëm të luftojmë dhe të gatshëm të luajmë kundër tyre [Liverpoolit]. Do të tentojmë të fitojmë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për atë ndeshje”.

Related posts

E PABESUESHME/ 9 gola radhazi, ylli i Kroacisë si MESSI dhe RONALDO

Isa.Autor

Trofeu i 39-të për Dani Alves; futbollisti më i suksesshëm në histori

Sadik.Autor

​Lëvzjet e fundit të merkatos, City huazon një lojtar në Everton

Q.Autor

Leave a Comment