Futboll Seria A Sport

Si alternative për Luka Modric, Interi dëshiron ta kthejë Kovacicin

Interi është duke menduar ta kthejë Mateo Kovacicin në skuadër, si alternativë të Luka Modricit, sipas mediave italiane.

Mesfushori kroat u largua nga klubi zikaltër në vitin 2015 dhe iu bashkua Real Madridit, por këtë sezon u huazua në Chelsea.

Në marrëveshjen mes Madridit dhe Chelseat nuk ekziston ndonjë opsion për ta blerë kroatin, prandaj, sipas Tuttosportit, Interi është duke e konsideruar mundësinë për ta kthyer në skuadër Kovacicin.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka kohë që po bën përpjekje për ta blerë një mesfushor kreativ, derisa verës së 2018-es tentoi ta transferojë kroatin tjetër, Luka Modricin.

Related posts

PARAQITJE E LEGJIONARËVE/ Hoxha shkëlqen me gol e asist, Tuci gjen rrugën e rrjetës, Berisha & Seferi asistojnë

F.autor

PASI ARRITI AKORDIN ME JUVENTUS/ Dejan Kulusevski kryen vizitat mjekësore, ja si e presin tifozët (FOTO)

Delo.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Iu ndalua të luante futboll në Itali, Eriksen drejt “divorcit” me Interin

Delo.autor

Leave a Comment