Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME NGA KORÇA/ Një kampion drejt rikthimit te Skënderbeu

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në ambientet e klubit korçar në prag të ndërrimit të viteve. Drejtuesit e Skënderbeut po punojnë për rikthimin e Enis Gavazajt te Skënderbeut.

Mesfushori firmosi në verën e vitit 2018 me skuadrën ruse të Jenisei, por aventura e 23-vjeçarit nuk po shkon siç duhet dhe si pasoj palët po negociojnë për një rikthim në Kategorinë Superiore.

Aktivizimi i Gavazajt në kampionatin rus ka qenë me pikatore teksa është vënë në rrezik edhe vendi në ekipin Kombëtar.

gavazaj jakovljevic

Rikthimi i mesfushorit nga Prizreni te Skënderbeu do të bënte më krahë trajnerin Shehi, pasi do të kishte në dispozicion një element cilësor më shumë për t’u rikthyer në majat e futbollit vendas. Gjithsesi gjithçka mbetet e hapur dhe priten me mjaft interes zhvillimet në ditët në vazhdim.

Related posts

KTHESA E PARITUR/ BARCELOAN merr vendimin PËRFUNDIMTAR për POGBAN

Isa.Autor

UEFA: Politika larg futbollit, Pinto komenton garën për kreun e FSHF-së

Q.Autor

Koke: Pa Fernando Torres, Atletico Madrid ka humbur legjendën e saj

Sadik.Autor

Leave a Comment