Futboll Sport

LA LIGA APO CHAMPINOS/ Tifozët e Real zgjedhin objektivin e sezonit

Tetë mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e parë të Real Madrid për vitin 2019, për të mbështetur skuadrën dhe inkurajuar lojtarët. Skuadra “merengues” do të zbresë në fushë më herët se ekipet e tjera në La Liga, për të luajtur më 3 janar ndeshjen e prapambetur të kampionatit ndaj Villareal.

Tifozët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ekipin, duke lëshuar kore në adresë të lojtarëve e trajnerit, duke u kërkuar atyre që edhe këtë vit të triumfojnë në Champions League. “Duam trofeun e 14-të të Champions”, këndonin tifozët, që duket se preferojnë më mirë një Real fitues në Europë se sa në La Liga.

Skuadra “los blancos” ka fituar 3 edicionet e fundit të Champions League dhe duket se tifozët preferojnë më mirë të dominojnë në Europë se sa në Spanjë. Ky duket se është objektivi i tifozëve, duke parë se në kampionat ekipi “merengues” e ka të vështirë të triumfojë ndaj Barcelonës, që është shkëputur 8 pikë.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ Luhet akti i dytë i gjysmëfinales në Coppa Italia, ja si kuotohen “zikaltërit” dhe “bardhezinjtë” nga bastet…

Delo.autor

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Shpëtim Duro: Ju tregoj “çelësin” e suksesit…

Delo.autor

GRIEZMANN-MESSI-SUAREZ/ Barcelona gjen tredhëmbshin e frikshëm, ja goli i “el pistoleros” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment