Futboll Seria A Sport

Yonghong Li harton një strategji të re për ta mbajtur Elliot larg Milanit

Milan ndodhet në një moment të vështirë, me presidentin Yonghong Li që fillimisht duhet të zgjidhë problemet financiare me UEFA-n. Drejtuesit e rinj kanë garantuar se klubi i AC Milan do të mbetet në pronësi të kinezëve, megjithatë pas zhvillimeve të fundit e ardhmja është në rrezik. Gjithsesi pronari i Milanit, Yonghong Li ka hartuar një plan sipas raporteve nga “La Repubblica” për të mbajtur Fondin Elliot larg nga klubi. Biznesmeni kinez mori drejtimin e kuqezinjve në verën e vitit 2016 dhe klubi ka shpenzuar shumë para që kur ai e mori përsipër.

Nga vera e kaluar ata kanë shpenzuar më shumë se 150 milionë euro për nënshkrimin e lojtarëve, por në fund të kampionatit u renditën vetëm në vendin e gjashtë, duke siguruar kualifikimin për Europa League në sezonin e ardhshëm. “La Repubblica” deklaron se Li është në kërkim të një partneri për t’i dhënë një pjesë të aksioneve të AC Milan, pasi ai kërkon me çdo kusht të shmangë marrjen në dorëzim të klubit nga Fondi Elliot.

Biznesi arriti në Milano rreth një javë më parë, por qëllimi i tij nuk kishte të bënte në tërësi me financat, por ai po kërkon gjithashtu një partner për të ndarë pronësinë e “Djallit”, edhe pse ai do të jetë presidenti, pasi do të ketë pjesën më të madhe të aksioneve. Ai po kërkon dikë që mund të bashkohet me kuqezinjtë dhe të paguajë rreth 50 milionë euro për të, kështu që ai të mund të sigurojë dhe të mbajë postin e zëvendës presidentit në “San Siro”.

Pronari i Milanit do të duhet të paguajë një shtesë prej 32 milionë eurosh deri në 30 qershor, ndarë në dy këste. Fillimisht majati kinez duhet të paguajë 10 milionë euro dhe në fund të qershorit pjesën tjetër, 22 milionë euro për të plotësuar të gjitha pikat e marrëveshjes me fondin Elliot.

Related posts

Luiz mendon largimin nga Chelsea, 4 skuadra të interesuara për të

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Trajneri Sarri me ide të qarta tek Lazio, Igli Tare tenton rikthimin e sulmuesit brazilian…

Delo.autor

“VESI VDES ME SHPIRTIN”/ Salihi vazhdon avazin e vjetër, shënon dopietë në AUSTRI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment