Futboll Sport

KAPITEN LEGJENDAR I KOMBËTARES/ Cana: Ja pse nuk shkova te Arsenali (FOTO)

Lorik Cana është futbollisti më i suksesshëm shqiptar, me ish-mbrojtësin që është aktivizuar në kampionatet më të forta të Evropës. Talenti i tij ra në sy te skuadra zviceriane e Luisannës, ku fitoi edhe të drejtën për tu provuar te Arsenali. Por, i ftuar në “Mos i fol Babagjyshit” në Ora News, Cana zbuloi arsyen pse kjo provë dështoi.

“Unë jam rritur në një qytet që ishte frankofile, Luisanne dhe kishte një diasporë shumë të madhe shqiptare. Jetonim thuajse brenda komunitetit tonë. Unë, me statusin e refugjatit po shkoja shumë mirë me skuadrën e moshave të Luisannës, që ishte klubi kryesor i atij rajoni. Kisha spikatur me moshat. Luaja dy vjet më i ri se sa moshat që merrja pjesë. Dhe bëmë një turne aty në Zvicër dhe brenda këtyre skuadrave ishte Arsenali, Parisi dhe disa skuadra të tjera. Mua më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, nga Arsene Ëenger, trajner i Arsenalit deri vitin e kaluar.

Dhe, u bëmë gjithë gati, pasi për një djalë të ri të asaj moshe, isha 16 vjeç mund të ishte një mundësi e artë për të qenë pjesë e Arsenalit. Shkuam në aeroport për të marrë vizën së bashku me familjen. Kisha emocione pasi do ndërroja një realitet. Sapo kisha marrë ftesën dhe kishim marrë shkresën që familja do të kthehet në Kosovë. Ishte pranvera e vitit 2000, ku situata në Kosovë ishte qetësuar. E kishin marr shkresën edhe autoritetet zviceriane dhe e shihja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli. Dhe kur nuk më dhanë vizën, atëherë ishte si të mbyllej një derë shumë e rëndësishme.”- tregoi Cana.

 

Related posts

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet e ndeshjes Belgjikë-Panama, Martinez “tredhëmbësh” në sulm

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Gosens: Ne e mbyllëm ndeshjen duarbosh dhe për këtë arsye…

Delo.autor

COPA AMERICA/ Spektakël në ndeshjen hapëse, Brazili nuk e diskuton Bolivinë

Delo.autor

Leave a Comment