Futboll Sport

VITI 2019/ Ronaldo: Çmimet nuk më tundojnë, rikthehem te Portugalia dhe te …

Teksa të gjithë presin ardhjen e vitit 2019, Cristiano Ronaldo ka bërë një përbledhje të vitit që po përgatitemi të lëmë pas. Në një intervistë për gazetën portugeze “Record”, ylli i Juventusi tregoi mënyrën se si e priti familja e tij fitoren e “Topit të Artë 2018” nga Luka Modric.

“Unë nuk jetoj duke menduar për thyerjen e rekordeve dhe nuk jam i fiksuar me çmimet individuale. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmojë ekipin të fitojë pjesa tjetër vjen nga vetja. Ajo që ka rëndësi është të përmirësohesh dhe nuk është e lehtë, sepse niveli teknik, taktik dhe fizik i futbollit është rritur dhe fitorja është bërë më e komplikuar “,-shpjegon Cr7.

Sulmuesi i Juventusit komentoi dhe skandalin e përdhunimit, duke i përcaktuar akuzat si të neveritshme.

“Unë jam ende i qetë, sepse kam një ndërgjegje të pastër dhe së shpejti gjithçka do të pastrohet “.-shtoi Ronaldo.

Ndërkohë, 33 vjeçari foli edhe për të ardhmen te kombëtarja portugeze, teksa shtoi se shpreson ta mbyll karrierën te Sportingu i Lisbonës.

“Në vitin 2019 kam ndërmend të kthehem në ekipin kombëtar. Sa i përket të ardhmes, jam i lumtur që Nani është kthyer për të luajtur në shtëpinë ku jemi rritur si lojtarë dhe në të ardhmen mund të shkoj edhe unë. Në futboll nuk i dihet”- përfundoi Ronaldo.

 

Related posts

REFUZON KALIMIN TEK KLUBI SPANJOLL/ Mandzukic ikën nga Juventus vetëm për…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposht Young Boys me një gol historik të Gjimshitit, triumfon Zenit

Delo.autor

KONFIRMOI LARGIMIN NGA JUVENTUS/ Veterani Buffon: Kam disa oferta, dua 20 ditë për të vendosur

Delo.autor

Leave a Comment