Futboll Sport

PARA NDESHJES NË CARDIFF/ Shikojeni çfarë bën ky fëmijë kur lojtari e hedh shishen me ujë (VIDEO)

Para ndeshjes mes Cardiff Cityt dhe Tottenhamit të hënën, një djalosh i vogël ishte afër kapitenit të klubit vendas, Sean Morrison, kur ai e hodhi shihen me ujë në tokë. Reagimi i djalit ka bërë që kjo video të shpërndahej gjithandej në internet.

Klubi uellsian u mposht me rezultat 309 në Ditën e Vitit të Ri, gjatë ndeshjes në Cardiff City Stadium dhe kamerat kishin filluar të incizonin qysh para se lojtarët të dilnin në fushë.

Përderisa lojtarët ishin duke u përgatitur për fillimin e ndeshjes, kapiteni i Cardiff Cityt e gjuajti një shishe me ujë dhe pastaj ia zgjati dorën djaloshit të vogël afër tij. Ndoshta sepse mendoi se Morrisoni e kishte gjuajtur pa qëllim shishen dhe e kërkonte përsëri, djaloshi u përkul dhe ia dorëzoi shishen lojtarit.

Disa persona të tjera sugjerojnë se djaloshi e kishte bërë këtë gjë pasi që nuk dëshironte të linte mbeturina anash në tunelin e stadiumit. Sidoqoftë Morrisoni e mori shishen dhe e la përsëri në tokë, por këtë herë me kujdes më të madh.

Related posts

E BUJSHME/ Vllaznia bën goditjen e madhe në merakto, mesfushori vjen nga Milan në huazim

Delo.autor

E KRYER/ “Frymëmarrje” për Hysaj, Napoli gjen trajnerin e ri

Delo.autor

LAÇI publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Anorthosis, mesazh të rëndësishëm për tifozët

Isa.Autor

Leave a Comment