Futboll Seria A Sport

AKUZON JUVENTUSIN/ Gazetari italian: “Zonja e Vjetër” kontrollon VAR-in, kjo për arsyen…

Në rastin e debatit për VAR, është involvuar edhe drejtori i ri i Rai 2, Carlo Freccero i cili ka akuzuar Juventusin se ka “i ka zënë të gjitha dhomat e VAR” dhe është duke manovruar përsëri me futbollin.

Ishte një kthesë e papritur e ngjarjeve kohëve të fundit pasi që gjatë një prezantimi të një konference për shtyp një njeri që merr vendime dhe është drejtor, është edhe gazetari Freccero i cili ka thënë se Juventus ka shkuar larg me hilet në futboll.

Kur është pyetur nëse ai do të përpiqet për të sjell përsëri transmetimin e ndeshjeve të futbollit në RAI, të cilët anë të drejtat e transmetimit vetëm me Coppa Italia dhe me Superkupën e Italisë, si dhe të disa ndeshje të Ligës së Kampionëve, përgjigja e tij ishte e pazakonshme.

“Tani e shikoj vetëm Premier Ligën, sepse Juventusi fiton gjithmonë në Itali. Kjo për shkak se ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme që ndodh në botë”.

“Tërë dhomat e VAR-it kontrollohen nga ata. Ata i manovrojnë të gjitha, i bëjnë këto…është irrituese. Forca Roma!”, k thënë ai në fund.

Nuk ishte e qartë nëse ai i referohej gjyqtarëve në dhomën e VAR por edhe teknologjisë po ashtu.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të reagojë kundër këtyre deklaratave apo edhe ti bojkotojnë intervistat për televizionin shtetëror.

Related posts

Miliona nga Flamurtari edhe dhuratë për tifozët

Sadik.Autor

Nuk iu ofrua bluza e RONALDOS/ Asensio zbulon numrin e preferuar

Isa.Autor

Mirabelli: Shpresojmë që Gattuso të qëndrojë me ne për dhjetë vite

Q.Autor

Leave a Comment