Futboll Sport

REVISTA AMERIKANE/ “FORBES” zbulon sportistët më të paguar në vitin 2018 (FOTO)

Revista e njohur amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 100 sportistëve më të pasur për vitin 2018.

Ashtu siç edhe një vit më parë, lista kryesohet nga boksieri Floyd Mayweather. 41 vjeçari nga Michigan numëron plot 285 milion dollarë fitime, duke shtuar 10 milion dollarë nga një vit më parë.

Vetëm vendi i dytë për Lionel Messin, i cili numëron 111 milion dollarë, +27 milion nga një vit më parë. Podi plotësohet nga Cristiano Ronaldo, që pavarësisht firmës me Juventusin nuk arriti të sfidojë Mayweather apo të kalojë rivalin e përjetshëm në këtë klasifikim interesant.

Vendi i katërt për Conor McGregor, i ndjekur nga Neymar, LeBron James, Roger Federer, Stephen Curry, Matt Ryan dhe Mattheë Stafford. Lista mbyllet me basketbollistin Nicolas Batum, i cili përfitoi vetëm 22.9 milion dollarë, gjysëm milioni nga një vit më parë.

Related posts

JO VETËM PIATEK/ Milan hidhet në sulm edhe për mesfushorin e Napolit (FOTO)

Delo.autor

DYSHIMET E FORTA PËR TRUKIM/ Mbledhja e Komisionit të Etikës për Bylis-Tirana, në FSHF vjen vetëm… (VIDEO)

Delo.autor

“PESHKON” NË ITALI/ Leonadro në tratativa për brazilianin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment