Futboll Seria A Sport

” E KA GRUAJA NË DORË”/ Wanda i vendos ÇMIMIN e kripur, lufta e NERVAVE mes Icardit dhe Interit sapo…

Shqetësimi i parë i Giuseppe Marotta si drejtues tek Interi ka emrin e Mauro Icardit. Ose, ndoshta do të ishte më mirë të thuhej, Wanda Nara. Gruaja-agjente e sulmuesit argjentinas, pas përplasjeve publike të javëve të fundit me drejtuesit zikaltër, nuk heq dorë nga pretendimet e rinovimit të kontratës. Ajo flet me shifra shumë të larta.

Sipas “Il Corriere della Sera”, kërkesa e saj nuk bie poshtë pagesës prej 9 milionë euro në vit, pothuajse dy herë më shumë se 5 milionët që merr aktualisht Icardi. Por jo vetëm. Në fakt, Interi do të dëshironte të anullonte klauzolën e largimit prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet e huaja, jashtë Italisë, nga 1 deri më 15 korrik. Në të kundërt, Wanda Nara preferon ta rrisë këtë klauzolë, në bazë të shifrave të rinovimit.

 

Marrëdhëniet mes palëve, shkurt, sipas “Il Corriere della Sera”, mbeten aq të tendosura, sa për momentin nuk do të ketë takime të planifikuara, pas ofertave deri në 7 milionë euro në vit, të bëra nga Interi disa muaj më parë. Kjo është arsyeja, pse rinovimi i Icardit është një çështje shumë delikate dhe për të cilën do të jetë e dobishme gjithë përvoja e Marottës.

Një rinovim i mundshëm me shifrat e kërkuara nga Wanda Nara, gjithashtu, do të nënkuptonte një efekt të mundshëm domino te lojtarët e tjerë të Interit, që mund të kërkonin një rishikim të pagave, në përputhje me atë të kapitenit.

Për më tepër, klubi zikaltër ndihet në një pozitë të fortë, duke pasur parasysh se aktualisht, sipas Interit, asnjë klub nuk do të jetë i gatshëm të paguajë klauzolën e Icardit, madje as Real Madridi. Lufta e nervave sapo ka filluar…

Related posts

STATISTIKAT/ Shuhet efekti “Lukaku”, “Demi” Lautaro humb… busullën

Delo.autor

“ÇDOKUSH KALON KOHË TË VËSHTIRA”/ Ozil sqaron të ardhmen: Do të qëndroj te Arsenal, të paktën deri në…

Delo.autor

Medalje ari, Izmir Smajlaj përsërit suksesin

Sadik.Autor

Leave a Comment