Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Solskjaer: Ata kanë plane për këtë afat kalimtar, jam i sigurt që…

Ole Gunnar Solskjaer ska thënë se do të ulet me shefin ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodward i cili do të dëgjoj mendimet e tij për transferimet e mundshme në janar.

Trajneri i përkohshëm ka për qëllim që të merret me transfertat në United në ditët e para të tij në “Old Trafford”, por ka thënë se prioritet i tij do të jetë përmirësimi i lojtarëve të tanishëm që ka në skuadër.

“Jam i sigurt që ata kanë plane për këtë afat kalimtar”, tha Solskjaer. “Klubi ka një plan që nga vera e vitit të kaluar”.

“Struktura e klubit është fenomenale kështu që unë jam i sigurt se ata kanë tashmë synimet e tyre për transferimet gjatë këtij afati”.

“Jam këtu për ta dhënë mendimin tim për këtë dhe jam i sigurt që ne do të ulemi, unë dhe Ed, nëse ata kanë ndonjë gjë për të thënë”.

“Jam këtu që të punoj me këta që i kam. Ata të gjithë kanë luajtur për në kohë të gjatë do të kenë përparësi pasi që mendoj se atyre duhet ti jepet mundësia. Kjo është puna e ime që të përmirësoj skuadrën si taktikisht ashtu edhe individualisht

Related posts

ËSHTË LIDER I PADISKUTUESHËM/ Messi i lë të gjithë mbrapa, më i miri i fillimvitit 2021. Ja renditja…

Delo.autor

BARCELONA I MBYLL DERËN PAULO DIBALËS/ Ksavi: Është një i mbivlerësuar!

F.autor

DHUROI SPEKTAKËL ME DY GOLA/ Ksavi i mrekulluar nga Levandovski: Bekim që e kemi te Barcelona!

F.autor

Leave a Comment