Futboll Sport

REFUZON KALIMIN NË LIGËN TURKE/ Arbër Zeneli: Synoj transferimin në Angli e Spanjë, nuk e di se…

Firma me Fenerbahce është një ëndërr për shumë futbollist, por jo për Arbër Zenelin. Mesfushori i kombëtares kosovare ka refuzuar kalimin në Superligën turke, teksa ka bllokuar firmën e tij me verdheblutë.

Një vendim që është dhe argumentuar nga 23 vjeçari i Heerenveen, që përmes një mesazhi ka pohuar se dëshiron të transferohet në një kampionat më të fortë se ai turk.

Respektoj tifozët dhe klubin e Fenerbahce, por unë dua të shkoj në ligat më të mëdha. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por dua të luaj në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali”,-tha ai.

Mesazh mjaft domethënës ky nga ana e Zenelit, i cili në të shkuarën ka pohuar se është një tifoz i madh i Milanit, ndërkohë që njëkohësisht i mbyll derën Galatasaray, që kishte shfaqur interes për të.

Related posts

Kjo FOTO po bën xhiron e botës: Buffonin nuk e keni parë kurrë kështu!

Q.Autor

SULMON TRAJNERIN TUCHEL/ Legjenda Roche: Nuk duhej të kishte folur, është treguar…

Delo.autor

”VETËM UNË VENDOS KUR MBYLLET KARRIERA IME”/ Benzema zgjedh të luajë për kombëtaren, por jo atë franceze

Delo.autor

Leave a Comment