Futboll Seria A Sport

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Gabriel Barbosa insiston se do një tjetër shans tek Inter, megjithëse është përfolur për një transferim te West Ham apo Flamengo.

Sulmuesi brazilian, i njohur ndryshe si Gabigol, gjatë sezonit të kaluar u huazua te Santos pasi nuk arriti të bindte tek Inter ku shënoi vetëm një gol në Serie A që prej transferimit të tij në vitin 2016.

Përpara se të kalonte te Santos, ai kaloi një periudhë të dështuar te Benfica në formë huazimi, dhe aktualisht thuhet se tek Inter nuk ka vend për të.

“Përpara se të marr një vendim, dua të flas me Spalletti-n,” insiston Gabigol.

“Do të jem në Itali më 7 janar për të takuar trajnerin dhe drejtuesit. Dua një shans të dytë tek Inter.”

Related posts

MIQËSORE/ Një gol me mbrojtjen në gjumë, “Gladiatori” Gjasula mund rivalët e Partizanit

Delo.autor

MILANO PËRGATITET PËR MERKATON/ Ylli brazilian drejt fluturimit për në Milano

Isa.Autor

“PO ECIM FURISHËM, DUHET TË KEMI BENZINË DERI NË FUND”/ Pioli: Mund të ishim në vendin e tretë nëse…

Delo.autor

Leave a Comment