Bundesliga Futboll Sport

“BEKON 80 MILIONËSHIN”/ Alaba : Bayerni nuk ngulmonte, po të mos…

Ashtu si në Spanjë, edhe në Gjermani çështja “Lucas” është në pritje. Nga radhët e Bayern Munich e bekojnë ardhjen e tij. Me këtë rast ishte David Alaba, i cili ka hapur derën për një përfshirje të mundshme të mbrojtësit të Atlético Madrid, Lucas Hernandez. Ai, sigurisht, është një lojtar i mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, Bayern Munich nuk do të interesohej e ngulmonte për të. Ardhja e tij do të na ndihmonte“, – tha austriaku.

David Alaba, 26 vjeç, ka luajtur si mbrojtës i majtë në “Allianz Arena”, por aktivizohet fare mirë edhe në mesfushë. Nëse mbrojtësi “rojiblanco” përfundon transferimin te gjigantët e Budesligës, trajneri Kovac mund ta spostonte austriakun në atë pozitë, përveç qendrës. Dhe Alaba e sheh kështu këtë skenar: E di se po bëj shumë mirë në anën e majtë të mbrojtjes, por për momentin nuk shqetësohem për ndryshimin e pozicionit tim, kalimin në mesfushë“.

Atletico po këmbëngul që Lucas të mos shitet në merkaton e dimrit dhe, sipas informatave të tjera të “Bild”, klubet mund të negociojnë në verë shifrën prej 80 milionë euro, sa kërkojnë “rojiblancos”.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Perez përgatit ofertën e “çmendur” për yllin e Serisë A…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon “divorcin” me mesfushorin 27-vjeçar…

Delo.autor

GRANIT XHAKA “FIKU” MESFUSHËN E INTERIT/ Statistikat e shqiptarit: Na duhet punë

F.autor

Leave a Comment