Futboll Premier League Sport

DITA VENDIMTARE PO AFRON/ Liverpooli përgatit ofertën 40 milionë euro për sulmuesin e Gjermanisë

Për sa i përket situatës së Timo Werner, dita vendimtare po afron.

Së fundmi, drejtuesi i RB Leipzig Oliver Mintzlaff është shprehur se sulmuesi ose rinovin, ose largohet në fund të sezonit.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe klubi gjerman, nëse nuk arrin të bindë lojtarin për rinovimin, do të ishte i gatshëm ta linte të largohej për të fituar një shifër të majme.

Interesi për sulmuesin premtues është i madh, teksa raportohet se për të janë afruar Bayern Munich dhe Liverpool i Jurgen Klopp.

Sipas anglezes Metro, Të Kuqtë janë gati të bëjnë një ofertë të parë. Ajo thuhet të jetë rreth 40 mln euro, një shifër e mirë, por me siguri që Leipzig do të kërkojë më tepër duke parë konkurrencën që është krijuar për firmën e tij.

Related posts

MAKTHIT I VJEN FUNDI/ Paul Pogba përmbush dënimin dhe kërkon rikthimin në fushë

F.autor

NISIN PËRGATITJET PËR JAVËN VENDIMTARE/ Kërkon maksimumin nga Tirana, Egbo këmbëngul për miqësore

Delo.autor

“NË PIKË TË HALLIT”/ Dybala pranon ofertën e Inter, por ka një kusht

F.autor

Leave a Comment