Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Tottenham dhe 5 ekipet “BIG” të Serisë A synojnë talentin e Sampdorias

Jacob Andersen, babai i mbrojtësit të Sampdoria, Joachim Andersen, ka deklaruar se djali i tij është në qendër të merkatos. Ai ka rrëfyer se të gjitha skuadrat më të mira të Serisë A si dhe Tottenham në Premier League kanë kërkuar informacione për mbrojtësin 22-vjeçar. Danezi Andersen është në sezonin e tij të dytë me skuadrën e Sampdoria në kampionatin italian të futbollit dhe paraqitja e tij e mirë këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

5 skuadra që renditen në krye të Serisë A janë interesuar për djalin tim. Jo vetëm kaq, por edhe në Angli ka shfaqur interes ekipi i Tottenham. Unë nuk besoj se do të kemi ndonjë lëvizje të madhe në merkaton e janarit, por në verën e ardhshme ndoshta se po. Ai ndihet mirë të Sampdoria, luan titullar dhe ka fituar besimin e trajnerit dhe skuadrës. Gjithsesi, në rast të ndonjë interesimi të madh, do të ulemi të bisedojmë”, tha babai i Andersen, i cili kushton rreth 30 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Fiorentina-Milan. Rezultati 2-3

Delo.autor

ZYRTARE/ Rekoba i rikthehet futbollit, ish-lojtari i Inter bëhet trajner tek klubi…

Delo.autor

“ÇFARË EKIPI I ÇMENDUR”/ “Fenomeni”: Nëse do të mund të kishim luajtur të tre së bashku…

Delo.autor

Leave a Comment