Futboll Premier League Sport

DUELI I RRADHËS ME MAN CITYN/ Klopp kërkon super talentin e Turqisë…

Liverpool kërkon të blejë supertalentin e Trabzonspor-it, Abdulkadir Omur, dhe sipas mediave turke The Reds ofrojnë 30 milionë euro për një futbollist që shihet si pasuesi i Adam Lallana.

Jurgen Klopp e ka ndjekur me vëmendje 19-vjeçarin, i cili është titullar prej sezonit të shkuar te Trabzonspor dhe shihet si një ndër yjet e së ardhmes në futbollin turk dhe atë europian.

Është një tjetër sfidë e egër me Manchester City-n, sepse kampionët në fuqi të Anglisë janë gjithashtu të interesuar për mesfushorin, edhe pse Trabzonspor refuzon ta shesë që tani, duke qenë në garë për kreun në kampionatin turk.

Shumë do të varet nga e ardhmja e Lallana-s në Liverpool, por Sky Sports raporton se mesfushori mbetet lojtar i rëndësishëm për Klopp, edhe pse një dëmtim e ka lënë jashtë për shumë kohë këtë sezon.

Related posts

RASTE TË DYSHIMTA/ Gafë e anësorit, mungon edhe një penallti. Ja moviola e Skënderbeu-Bylis (VIDEO)

Delo.autor

Një ‘provokim’ brazilian për Lionel Messin (Foto)

Sadik.Autor

“Reginaldo show”/ Kukësi merr tre pikët e para me Tiranën në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

Leave a Comment