Futboll La Liga Sport

MARCELO NË QENDËR TË VËMENDJES/ Braziliani nuk di të mbrojë, Shifrat e “tradhtojnë”

Marselo rikthehet të jetë në qendër të vëmendjes te Reali i Madridit, por jo për mirë. Mbrojtësi brazilian ishte fajtori kryesor në barazimin e arritur në sfidën e parë të vitit 2019, pasi nuk mbuloi Santi Kacorlën në rastin e golit të dytë. Shihet qartazi në lojën e tij një rënie në sezonin e fundit, por diçka të tillë e shpjegojnë edhe statistikat.

Braziliani rikuperon më pak topa në krahasim me sezonet e kaluara: 4,45 çdo ndeshje në La Liga, statistikë që përmirësohet në Champions 4.8 rikuperime. Por, në sezonet e mëparshme me Zidanin, Marselo rikuperonte më shumë se 6 topa për ndeshje.

Mungesa e intensitetit nga ana e tij i ka kushtuar Realit gola të pësuar ndaj Gironës, Atletikos së Bilbaos, Sevijës, Eibarit dhe CSKA-së. Edhe në sulm është shumë larg Marselos më të mirë. Në këtë sezon ai ka dhënë vetëm një asist për Marianon në fitoren 3-0 ndaj Romës në Champions, ndërsa në La Liga ende nuk ka dhënë pasim për gol. Një statistikë e pakuptueshme për një lojtar, i cili në sezonet e tjera ka arritur 13 dhe 11 asiste. Reguilon është rivali i Marselos për fanellën e titullarit, por i riu nuk garanton siguri dhe Solari nuk i beson.

KRIZA- Por, te Reali nuk është vetëm Marselo në krizë. Duket se e gjithë skuadra nuk po funksionon siç duhet pavarësisht një momenti të mirë që kaloi në startin e aventurës me Solarin. Dhe kur dikush luan me zjarrin do të digjet. Kjo u ndodhi madrilenëve në ndeshjen kundër Vijarealit, e cila ishte e prapambetur. Ishin të aftë të përmbysnin ndeshjen, por nuk e menaxhuan siç duhet atë.

Madrilenët e shohin veten 7 pikë larg Barcelonës së vendit të parë, me 26 gola të shënuar në 17 ndeshje dhe 21 të pësuar. Shifra aspak pozitive për një skuadër që pretendon të fitojë gjithçka dhe të jetë gjithmonë në majat e futbollit spanjoll dhe atij europian. Viti i ri duket se e gjen Realin të vjetër…

Related posts

MERKATO E VERËS/ Vjen goditja e madhe nga Kastrioti, firmos ish-sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

Humbet penalltinë ndaj Malit të Zi, sulmuesi serb: Jam budalla

Isa.Autor

NJË SEZON I “MALLKUAR” TEK JUVENTUSI/ Sami Khedira konfirmon në rrjetet sociale: Kam vendosur të…

Delo.autor

Leave a Comment