Futboll Premier League Sport

​”MUND TË JEMI NJË…”/ Man Unitedi dhe Arsenali mund ta sigurojnë një vend në Champions edhe me pozitën e pestë

Manchester Unitedi dhe Arsenali mund ta sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve edhe nëse përfundojnë në pozitën e pestë të Premierligës, nëse Manchester City dënohet nga UEFA me pezullim nga kjo garë për shkeljen e rregullave.

Në nëntor të këtij viti, gazeta gjermane Der Spiegel i publikoi artikujt “Football Leaks”, ku thuhej se Manchester City i kishte falsifikuar kontratat me sponsorë për t’iu shmangur dënimeve nga UEFA,

City është përballur edhe më parë me hetime për shkeljen e FFP-së, dhe në vitin 2017 kishte arritur marrëveshje me UEFA-n për t’ia paguar 55 milionë euro si dëmshpërblim dhe për ta mbyllur këtë proces gjyqësor.

Megjithatë, që nga momenti kur pretendimet e “Football leaks” u bënë publike, UEFA ka bërë të ditur se të gjitha lëndët do të rihapen, kudo që janë zbuluar të dhëna të reja. Këtë gjë e përsëriti edhe drejtori i Komitetit për Ndershmëri Financiare, Leterme.

“Nëse ato që janë shkruar për Manchester Cityn janë të vërteta, atëherë mund të kemi probleme serioze. Kjo mund të përfundojë me dënimin më të rëndë, largimin nga garat evropiane”, ka thënë Leterme.

Nëse kjo gjë me të vërtetë ndodh, atëherë skuadra në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës do ta sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020. Mirëpo, për të ndodhur kjo, Manchester City duhet ta përfundojnë sezonin në njërën nga katër pozitat e para.

Related posts

BËN GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Skënderbeu arrin marrëveshjen me mesfushorin 23vjeçar (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Real Madrid mposht Atalanta-n e Gjimshitit dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Sindrit Guri shkëlqen në Belgjikë, dy gola në ndeshjen e parë me Ostenden

Isa.Autor

Leave a Comment