Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME NGA ANGLIA/ Tifozi i Brightonit e pëson për një koment…

Brighton mundi 3-1 Bournemouth dhe siguroi një vend për në raundin e katërt të FA Cup, aty ku do të përballet me West Brom.

Gjithsesi momenti i mirë nuk ka kaluar pa ankesa nga tifozët. Në një postim në rrjete sociale nga klubi kanë vërshuar një lumë komentesh negative dhe ofenduese. Kjo nuk është kaluar pa u vënë re nga drejtuesit, të cilët iu kanë shkruar privatisht të gjithë abuzuesve në fjalë duke i detyruar të kërkojnë falje.

Por, një nga tifozët nuk e ka patur luksin të kalojë me një të kërkuar ndjesë. Brighton njoftoi me një deklaratë zyrtare se ka përjashtuar për 5 ndeshje tifozin e tyre për shkak të një komenti ofendues në faqen e tyre. Ndër të tjera klubi njoftoi se do të ketë ndëshkime më të ashpra në të ardhmen në lidhje me komentet ofenduese.

Po ta mendojmë thellë-thellë, imagjinoni sa përjashtime do kishte tek komentuesit e klubeve shqiptare, apo edhe më keq tek faqja e FSHF-së.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barcelona

Delo.autor

SHEIKËT “TËRBOJNË” PEREZ E MBAPPE/ Ja që paratë nuk janë gjithçka, “gjeli burgoset” në Paris

Delo.autor

TË DREJTAT TELEVIZIVE TË FIFA-S/ Kërkohet 28 muaj burg për pronarin e PSG-së

F.autor

Leave a Comment