Futboll Sport

PËRFLITET E ARDHMJA TEK INTER/ Skriniar “tërbohet”: Ju budallenj nuk dini asgjë, jeni një…

E ardhmja e Milan Skriniar te Inter përflitet në çdo moment, madje edhe kur merkato nuk është e hapur. Edhe këtë janar ai është përfolur se mund të largohet nga zikaltrit nëse nuk i bëjnë një ngritje rroge.

Në lidhje me këtë çështje, një media në Sllovaki ka bërë një artikull të detajuar për situatën e lojtarit të kombëtares së tyre. Në të theksohej se qendërmbrojtësi do largohet nga Inter nëse paga e tij nuk ngrihet me 2 milionë euro të tjera.

Kaq ka mjaftuar që vetë lojtari të postojë një foto të shkrimit të gazetës dhe me ofendime të rënda drejt tyre. “Ju budallenj nuk dini asgjë. Mediat sllovake ta shpifin e janë të barabarta me një m**”, fjalë të shkurtra por mesazhi përcillet në mënyrën më të fortë të mundshme.

Related posts

MOCIONI I MOSBESIMIT/ Ylli i Kombëtares së Shqipërisë për Albinin: Hallall çdo votë, o king (FOTO)

Delo.autor

“JETA E DYTË” E ERIKSEN/ Mesfushori përzgjedh gjigantin anglez si klubin e tij të radhës

F.autor

Ky do të jetë klubi pët të cilin do të luaj Isco sezonin 2018/19

Sadik.Autor

Leave a Comment