Futboll Seria A Sport

HISTORISË SË DASHURISË I VJEN FUNDI/ Wanda Nara i jep lajmin e hidhur drejtuesve “zikaltër”

Mauro Icardi është një ndër sulmuesit më të mirë që ekipi i Interit ka pasur prej kohësh dhe momentalisht nga më të mirët në kampionatin italian.

Ai ka thënë se skuadra “zikaltër” është një ekip që zë gjithmonë një vend special në zemrën e tij, këtë e shikojmë edhe në mënyrën sa ai jep dhe si luan ai për ekipin e Spallettit. Por, tashmë ai pritet të largohet nga “San Siro”.

Historisë së “dashurisë” i ka ardhur fundi. Mësohet se agjentja e tij dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara i ka komunikuar drejtuesve të klubit se sulmuesi argjentinas nuk do të rinovojë kontratën.

Juventus është prej kohësh në gjurmët e tij, por në klauzolën e tij nuk lejohet një kalim në ekipet italiane. Kështu që opsionet e tij janë Chelsea i Sarrit, por edhe Real Madridit i cili ka një kohë të gjatë që kërkon shërbimet e tij dhe ky mund të jetë rasti ideal për Perez.

Related posts

KAZAKISTAN-SHQIPËRI/ Harkimi nga këndi i Trashit, tronditet traversa e “kazakëve” (VIDEO)

Delo.autor

Pjesa e parë/ Barazim i çmendur në Korçë, gola e spektakël

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Sanchez nuk udhëton në SHBA me skuadrën, i refuzohet viza amerikane

Isa.Autor

Leave a Comment