Futboll Sport

ËSHTË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Ndërpritet gjatë intervistës, reagimi i Pobgasë i habit të gjithë (VIDEO)

Pol Pogba ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të formës së tij, por shumicën e rasteve nga deklaratat që francezi bën.

Kësaj here ka rënë në sy reagimi i mesfushorit të Mançester Junajtid, ku gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit, atij i ka ardhur në drejtim një top i cili është goditur nga një shok i skuadrës për shaka dhe me qëllim që të arrinte te mesfushori.

Pogba e ka parë mjaft mirë topin, por nuk ka reaguar thuajse fare duke mos i dhënë një vëmendje të madhe. Ai ka buzëqeshur për pak dhe më pas ka vazhduar intervistën normalisht. Francezi i është bashkuar ekipi të tij në Dubai ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

“Ylli” i Junajtid duket se ka rilindur me ardhjen në stol të Solskjaer, ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 4 herë dhe ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në këto 5 ndeshjet e fundit.

Related posts

Donnaruma mposht Kylian Mbappe, është nr 1 i Europës

Q.Autor

RUSI 2018/ Hummels: Jemi të zhgënjyer, na kushtoi shumë humbja me Meksikën

Sadik.Autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ “Galaktikët” mposhtin Barcelonën dhe fiton “El Clasico”-n

Delo.autor

Leave a Comment