Futboll La Liga Sport

VIDAL I BINDET GJYKATËS/ Eviton sekuestrimin e katër pronave për…

Arturo Vidal ka paguar 18.849 euro, që i pretendonte prej tij nga fundi i vitit 2017 një agjenci udhëtimi italiane, për të shmangur kësisoji sekuestrimin e katër pronave të tij. Gjykata e Torinos kishte konfiskuar katër pronat e lojtarit të Barcelonës në Moncareli, për shkak të një borxhi.

Mesfushori kishte injoruar vendimin gjyqësor, që kishte një afat për zbatim prej 31 dhjetorit 2018, por pas kërcënimeve për sekuestrim, të bëra me dije në shtyp, ka vepruar urgjent të mërkurën e 9 janarit.

Agjencia italiane i ka kërkuar Gjykatës së Torinos që të mos i nxjerrë në ankand publik pronat e Vidal, të cilat i kishte fituar gjatë kohës së tij te Juventusi (2011-2015).

Tani mbeten për t’u shlyer nga kileni edhe shpenzimet e gjykimit, ndërkohë që shifra e paguar për agjencinë e udhëtimit në Torino shkon pak më shumë se 18.000 euro.

Related posts

Vijon kaosi me Vllazninë B, lojtarët në shenjë proteste nuk stërviten

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Conte është i shtangur: vrapon të përqafojë një nga lojtarët e tij, por ai e injoron (VIDEO)

Delo.autor

RENATO SANÇEZ ZGJODHI PARISIN/ Milani gjen akordin me mesfushorin e Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment